ursi MUZ është i ideuar për fëmijët e moshave 3-7 vjeç si një orë artistike në grup e cila ndihmon në hapat e para të hyrjes në
muzikë për fëmijë që janë ose jo studentë të Akademisë Hollywood. Kursi MUZ është një mundësi për prindërit që të ndihmojnë fëmijët e tyre në hapjen e horizontit, fantazinë si dhe ekspresionin muzikor.
Të gjithë Fëmijët janë të tërhequr nga Muzika. Kjo nuk do të thotë që ata do të bëhen muzikantë, por një kurs si MUZ i ndihmon të familjarizohen me zërin dhe të kënduarin, me dallimin e tinugjve të ndryshëm, me njohjen e ritmeve si dhe me lëvizjen trupore në bazë të një melodie.
Kursi MUZ ndihmon në zbulimin e instrumentave të ndryshëm, se si funksionojnë dhe se si mund të luajmë me to. Gjithashtu, njohja e shumë zhanreve të muzikës, nga ajo moderne në atë tradicionale.
Me anë të lojërave të ndryshme, fëmijët do të mësojnë bazat e solfezhit pa qenë nevoja për të ndjekur një orë solfezhi të veçantë.
MUZ zhvillohet të MËRKURAVE në orën 17:00 dhe të
SHTUNAVE në orën 10:00.
Pagesa prej 5000 Lek është për 10 kurse MUZ.
MUZ vendos një lidhje midis lëvizjeve natyrale të trupit me ritmet artistike dhe muzikore.
MUZ është e bazuar në metodën Dalcroze,
krijuar në Gjenevë nga Jacques Dalcroze. Ajo ndihmon njëkohësisht si sensin ritmik ashtu dhe dëgjimin muzikor.
Kursi MUZ sensibilizon fëmijët me muzikën, duke i zhvilluar kapacitetin e tyre në të dëgjuar, në të shprehur, në komunikim si dhe në ndjeshmërinë artistike.
Një orë e kursit MUZ:
• Këndim
• Ekspresion korporal
• Dëgjimi i tingujve
• Loja në një instrument
• Lëvizje Ritmike
• Koordimi në kohë dhe në hapësirë
• Dëgjim dhe njohja e pjesëve muzikore
Në Kursin MUZ mund të regjistrohen dhe studentë të cilët nuk ndjekin kurse në Akademinë Moderne të Muzikës HOLLYWOOD.
KLIKONI KËtu pËr tË Shkarkuar TabelËn e Pagesave në AkademinË HOLLYWOOD.



